Home Lajme KOSOVË Zbardhen detajet e takimit Thaqi – Erdogan

Para disa ditësh në media u raportua se presidenti Thaqi së bashku me deputetin Pacolli u takuan në Stamboll me presidentin turk Erdogan. Por asgjë e diskutuar në atë takim nuk u bë publike. Sot mediat turke kanë ndarë hapësirë për prapaskenat e takimit të paparalajmëruar në mes të dy presidentëve. Sipas mediave turke, presidenti Erdogan e ka ripërsëritur në takim me Thaqin atë që edhe i kishte thënë në telefon një javë më parë se vendimi për hapjen e ambasadës së Kosovës në Kuds / Jerusalem e ka pritur me habi dhe shqetësim. Ai i ka përkujtuar Thaqit që një hap i tillë është kundër së drejtës ndërkombëtare dhe vendimeve të Kombeve të Bashkuara si dhe do të ishte tradhti ndaj palestinezëve. Presidenti turk i ka përkujtuar Thaqit që Turqia ishte ndër vendet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe se ky vendim për hapjen e ambasadës në Jerusalem do t’i dëmtonte marrëdhëniet në mes të dy vendeve.Në anën tjetër, raportohet se presidenti Thaqi ka thënë se delegacioni i Kosovës kishte shkuar në SHBA për t’i rregulluar raportet me Serbinë por se ishin ballafaquar me një tabllo tjetër duke dalur para aktit të kryer. Thaqi më tutje raportohet se ka thënë se ky proces do të ngrihet dhe se nuk do të hidhen hapa të tjera.