Home Lajme KOSOVË Zbogar kërkon përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Samuel Zbogar u ka bërë thirrje liderëve institucionalë të Kosovës që të fokusohen në luften kundër korrupsionit, shpërlarjen e parave kritere keto për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Zbogar ka permendur me kete rast ikjet masive që kanë ndodhur në fillim të vitit.“Fatkeqësisht këtë vit keni humbur shumë kohë në krijimin e institucioneve dhe jeni përballur me ikjet masive që kanë ndodhur në fillim të vitit. Kjo do të thotë se, nëse nuk fokusohemi, nuk kemi shumë kohë për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Perfaqesuesi i BE-së për Kosoven duke shtuar se keto kritere duhet plotesuar në mënyre qe Kosova të marrë pergjigje pozitive sa i perket liberalizimit të vizave.

Zbogar këto komente i beri në takimin e nëntë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, i drejtuar nga presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga,.

Mes tjerash Zbogar ka thënë se Kosova duhet t’i miratojë edhe tetë ligje të tjera, si dhe të punojë më shumë në riatdhesim dhe integrimin e atyre që kthehen.

 

KULTURË

0 3001

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...