Home Lajme Zbulohet identiteti i 15 vjeçarit të vrarë në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit.
Disa të mitur, nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë, “Luciono Motroni” janë përleshur në mes vete, ku njëri nga ta ka humbur jetën si pasoj e plagëve të marra nga thika.
RTV BESA mëson se viktima është Lirim Buduri, nxënës i klasës së 11-të.
“Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti rajonal i hetimeve në Prizren”, ka njoftuar Policia.
Kujtojmë që në lidhje me rastin, banorët e lagjes dhe drejtorët e shkollave kanë organizuar protestë.