Home Lajme KOSOVË Zemaj: Ata që vijnë nga vendet me rrezik për përhapje të virusit,...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se me menagjimin e pandemisë jemi në situatë të mirë.Zemaj tha që personat që vijnë nga vende me rrezik duhet të kenë testin PCR dhe të izolohen për 7 ose 14 ditë.Në konferencë për media Zemaj tha se nuk duhet që kjo frymëmarrje e lehtë të kalojë në anashkalim të masaveMe menaxhimin e pandemisë jemi në situatë të mirë, stabile por nuk do të thotë që ky lehtësim dhe kjo frymëmarrje e lehtë që është mundësu edhe për neve edhe për profesionistët shëndetësor, nuk duhet që të kalojë në anashkalim të masave, duhet të jetë eviodente, ne po përgaditemi, kjo kohë me presion gjatë muajve të kaluar tash po na jep mundësinë të përgaditemi në dy aspekte, infrastrukturë dhe kapacitetet humane, por mbi të gjitha përgaditja për testime, barëra dhe pjesë tjera që janë në përfundim e sipër, ne kemi marrë masën që shtetasit e vendeve me potencial për shpërndarjen e infeksionit mos të futen në Kosovë pa qenë të pajisur me testin PCR, por edhe nëse hyjnë të shkojnë në vet izloim për 7 ose 14 ditë në bazë të vlerësimit epidemiologjik”, deklaroi Zemaj.