Home Lajme KOSOVË Zemaj: Maska duhet të bartet edhe kur në veturë je me familje

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sqaruar edhe një herë bartjen e maskave nga qytetarët për të parandaluar përhapjen e Covid-19.Tha se tashmë kanë hartuar udhëzuesin për bartjen e maskës.“Bartja e maskës do të jetë obligative. Vetëm nëse je i vetëm në veturë nuk do të detyrohesh ta mbash maskën. Cdo person i dytë duhet me qenë me maskë”, sqaroi Zemaj në Klan Kosova.Edhe nëse në një veturë të gjithë janë anëtarë të së njejtës familje?“Pa marrë parasysh edhe nëse janë të së njejtës familje, dikush mund të jetë potencialisht shpërndarës i infeksionit”, tha Zemaj.“E kemi hartuar udhëzuesin e qartë për bartjen e maskës, krahas vendimit të ri të maskës, higjinës dhe distancës do të jetë e qartë se kur duhet ta mbajmë maskën dhe kur do të ketë ndëshkim për mosbartje”.“Bartja e maskës do të jetë obligative, vetëm nëse je i vetëm në makinë duhet të mos e mbaj çdoherë që është një tjetër person të dy duhet ta mbajnë maskën”.

KULTURË

0 56

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren