Home Lajme Zemaj në Prizren,Gjermania do t’i njohë testet PCR të Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se Prizreni ishte sot nikoqir i ekipit të ekspertëve epidemiologjikë dhe mjekësorë të institutit gjerman të shëndetit publik “Robert Koch” dhe përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.“Së bashku, vizituam Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku pamë nga afër se si ky spital po e menaxhon situatën me pandeminë, si dhe punën dhe sfidat e stafit shëndetësor.Po ashtu, vizituam edhe Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike ( QRSHP) në Prizren, degë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ku nga drejtori dr. Fadil Kryeziu u informuam në detaje për mbarëvajtjen e punës dhe procesin e testimeve të Covidit-19.E falënderova personelin shëndetësor për punën e palodhur në luftën kundër virusit. Ne po bëjmë përpjekje maksimale për të përmirësuar kushtet e stafin dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për pacientët.Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, OBSH dhe të institutit “Robert Koch” të Gjermanisë e vlerësuan lart punën tonë profesionale dhe suksesin në menaxhimin e pandemisë”, shkruan Zemaj, transmeton Indeksonline.Ai tutje thotë se falë punës profesionale që ne po bëjmë, instituti “Robert Koch” i Gjermanisë do t’i njohë testet PCR të bëra në Kosovë, sepse këto ditë e ka futur në listën pranuese edhe Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të IKSHPK-së.“Ky është një hap i madh në këtë kohë të pandemisë, sepse përveç se vlerësohet dhe konfirmohet puna dhe suksesi ynë nga Gjermania dhe shtetet e BE-së, ne po e rregullojmë edhe pranimin-njohjen e testimeve të PCR-së të bëra në Kosovë, në mënyrë që qytetarëve dhe mërgimtarëve tanë t’u lehtësohet kalimi i kufijve për në shtetet e BE-së.Puna dhe sukseset tona po vlerësohen edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH), si donatori dhe partneri ynë strategjik. Falë mbështetjes që po na ofron në këto