Home Lajme KOSOVË Zemaj:“Pfizer” refuzoi që t’i sjellë vaksina në Kosovë,QKUK- u ka mbetur borxh

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj është i ftuar në “Prime Time” në Kanal 10.

Mes shumë çështjesh të përmendura ai ka shpalosur një detaj interesant.

Sipas Zemajt, një nga arsyet që duket se pse kompania “Pfizer” nuk ka sjellur vaksina në Kosovë, është e kaluara me autoritetet shëndetësore.

“Në të kaluarën, ata duket të kenë pasur telashe me QKUK-në, kanë treguar se dikush nga këtu u ka mbetur edhe borxh, ndërkaq arsyeja pse ata dërguan vaksina në Beograd është se atje është një nga zyret kryesore për Evropë të kompanisë në fjalë”, tha ndër të tjera Zemaj.

Për atë jemi detyruar të porositim vaksina Covax, është shprehur ai.