Home Lajme BOTË Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Turqisë, Naci Koru në Prizren

Turqia e indinjuar me deklaratat se ndaj armenëve është kryer gjenocid.

Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Turqisë, Naci Koru, ka deklaruar sot në Prizren se Turqia është e indinjuar me deklaratat e politikanëve të caktuar, si dhe vendimet e Parlamenteve të disa shteteve se, Turqia ka kryer gjenocid ndaj armenëve. Njeriu i dytë i diplomacisë turke, Koru, këtë e ka thënë gjatë vizitës së tij në Kosovë, me rastin e shënimit të Javës së komunitetit turk të Kosovës.

“Me 24 prill kemi organizuar manifestimin e 100 vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, ndërsa vendimet dhe deklaratat të cilat janë dhënë kundër Turqisë lidhur me gjoja gjenocidin e kryer kundër armenëve, kanë shkaktuar indinjatë sikurse tek qytetarët e Turqisë ashtu edhe në Kosovë, në mesin e shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve” ka thënë zëvendësministri i jashtëm i Turqisë.

Koru ka shtuar se turqit të cilët jetojnë në disa shtete evropiane të cilat janë deklaruar pro vendimit se, gjoja Turqia ka kryer gjenocid ndaj armenëve, kanë mbajtur protesta duke kundërshtuar dhe dënuar deklarimet e tilla.

“Edhe në Kosovë janë dënuar deklaratat e tilla dhe ne jemi të lumtur me qëndrimin e qytetarëve të Kosovës lidhur me këtë çështje” ka thënë diplomati turk.

Me këtë rast, zëvendësministri i jashtëm turk, Naci Koru ka paralajmëruar se, së shpejti, Republika e Turqisë do të hap konsullatën në Prizren, krahas ambasadës e cila gjendet në Prishtinë.

Mahir Yağcılar, ministri i administratës publike të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, ka shprehur kënaqësinë e tij që zëvendësi i shefit të diplomacisë turke gjendet në Prizren dhe ka paralajmëruar se me të do të bisedojë për avancimin e pozitës së komunitetit turk në Kosovë.

Me rastin 23 prillit, Ditë së Fëmijëve të Turqisë dhe njëherësh Ditës së Turqve të Kosovës, sot në Prizren është organizuar tryeza e rrumbullakët “Ballkani dhe Turqit e Kosovës në Politikën e Jashtme të Turqisë”, ku pjesëmarrës, përveç mysafirit nga Turqia, ligjëruese ishte edhe prof. dr. Birgül Demirtaş, profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe anëtare e Unionit të Borsave dhe Odave Tregtare të Turqisë (TOBB)./aa/

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...