Home Lajme KOSOVË Zhduket 19-vjeçarja nga Obiliqi, familja jep informacionet se ku u pa për...

Vajza 19 vjeçe, Laureta Kuleta, nga komuna e Obiliqit, është zhdukur qe gjashtë ditë. Ajo ka dalë nga shtëpia të martën e kaluar dhe me vete nuk e ka marrë letërnjoftimin e as telefonin. Familjarët e 19-vjeçares nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj dhe kanë bërë një njoftim publik që kushdo që ka informacione për Lauretën t’i lajmërojë ata.Motra e Lauretës, Jeta, ka rrëfyer për Gazetën Express se ajo punonte në një market në fshatin Shkabaj, ku edhe u pa për herë të fundit nga një kolege e saj.“Motra ime quhet Laureta Kuleta. Ajo është larguar nga shtëpia më 03.11.2020, këtë të martë. Pas orës tetë të mëngjesit, ka shku te një market “Toni” në Shkabaj dhe u largu prej punës. Tani nuk kemi asnjë informacion ku mundet me qenë. E ka marrë rrogën, 200 ia ka dhanë babait, 50 i ka marrë. Letërnjoftimin dhe telefonin e ka lënë në shtëpi dhe është larguar”, tha motra e Lauretës E pyetur se a ka biseduar familja me pronarin e marketit ku punonte 19-vjeçarja, nëse ajo ka mundur t’i tregonte ndonjë gjë para se të largohej, motra e saj tha se pronari nuk ka ditur më shumë për të, vetëm ka thënë se Laureta “i ka pasur sjelljet e mira”.Tutje, një kolege e punës së Lauretës e ka parë ditën e martë duke biseduar me tre djem, të cilëve, sipas saj, iu ka kërkuar para dhe është nisur për Fushë-Kosovë.“Shoqja e vet ka tregu që ajo ka zbritë prej autobusit në Shkabaj dhe ka bisedu me tre djem. U ka lypë atyre para. E kanë dërgu deri në Fushë-Kosovë, deri te “Kastrati”. Kemi bisedu me kompaninë për me i pa pamjet, por na kanë thënë pa lëshu letër policia me i pa pamjet, nuk munden me bë asgjë”, tha tutje motra e Lauretës.Ajo pohoi se zhdukjen e motrës e kanë raportuar edhe në Policinë e Kosovës.Kushdo që ka informacion për Laureta Kuletën mund ta lajmërojë familjen në numrat e kontaktit më poshtë./gazeta Express

KULTURË

0 61

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren