Home Lajme KOSOVË Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta...

Një person nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë është zhdukur.Bëhet fjalët për Heset Rrahmanin. Familjarët kanë bërë të ditur që ai është zhdukur me 14 janar në ora 14:00.Heseti kishte shkuar për një vizitë në Shkup, ku kishte kaluar nga pika kufitare në Hanin e Elezit. Që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.Lajmin për zhdukjen e Rrahmanit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.Familjarët po kërkojnë ndihmë për gjetjen e Heset Rrahmanit.