Home Lajme Zhuri e Vlashnja të rreshtuara me Çlirimtarët!

Kandidatët për deputetë të Nismës Socialdemokrate, në kuadër të fushatës elektorale janë takuar me banorët e fshatit Zhur dhe Vlashnje.

Kandidati Zafir Berisha, në këto takim tha se ekipi i NISMA Socialdemokrate në Prizren është ekip përfaqësues i frymës socialdemokrate,” andaj rreshtimi dhe angazhimi i të gjithëve rreth çlirimtarëve është garanci e realizimit të projektit tonë për mbrojtje të shtetit dhe vlerave tona kombëtare”.

Kandidatët për Deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha dhe Leart Batusha, duke i falënderuar të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme, në takim thanë se NISMA është mundësia më e mirë për të gjithë ata që duan të rreshtohen përkrahë çlirimtarëve dhe të kontribuojnë për një shtet të fortë dhe me vlera të larta kombëtare.

Nisma Socialdemokrate 121✔️💜