Home Lajme KOSOVË Zjarr në kampin e refugjatëve në Mitrovicë, gjashtë persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Kampi ku janë strehuar refugjatët sirianë në Mitrovicë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Po0licisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.Zahiti ka konfirmuar se gajshtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Nuk është djegur në tërësi kampi por vetëm një pjesë që është në shfrytëzim të tyre. Aktualisht në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit dhe policia e Kosovës. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Janë duke u bërë hetime. Këto janë informacionet fillestare për rastin. Të lënduar nuk ka . gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të djegies së syve nga tymi i zjarrit dhe të njëjtit janë kthyer prapë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.