Home Lajme BOTË Zv.kryeministri turk: Askush nuk ka forcë ta ndalojë ezanin

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) e ka vlerësuar si të papranueshëm nismën për ndalimin e ezanit në Izrael duke shtuar se kjo do të ishte shkelje e paprecedent e të drejtave fetare dhe përdhosje e identitetit shumëshekullor të Jerusalemit.

Gjatë një vizite në studion filmike në Koxhaeli, ku po xhirohet një serial për sulltanin Abdulhamid, zv.kryeministri Kurtullmush komentoi edhe projektligjin për ezanin në Izrael, për të cilin do të mbahen seanca në parlamentin izraelit (Knesset).

“Me formën aktuale që ka projektligji në fjalë është tërësisht i papranueshëm”, tha Kurtullmush.

Duke theksuar se Jerusalemi është qendër e të tre feve më të mëdha monoteiste, zëvendëskryeministri Kurtullmush tha se për katër shekuj askush nuk e kundërshtoi dhe nuk kufizoi tjetrin në kryerjen e riteve fetare.

“Nëse projektligji, të cilin e miratoi komisioni parlamentar, kalon edhe në seancë parlamentare, do të paraqesë goditjen më të madhe për të kaluarën dhe identitetin e Jerusalemit”, tha Kurtullmush.

Zëvendëskryeministri tha më tej se një veprim i tillë i Izraelit do të ishte njëkohësisht edhe një veprim katastrofal i Tel-Avivit zyrtar.

“Jemi të vetëdijshëm se Lindja e Mesme paraqet një derë për vendosjen e paqes globale, por paqja në Palestinë është çelësi për të hapur këtë derë. Vendimi për të ndaluar ezanin nga ana e Izraelit nuk i kontribuon paqes në Palestinë, por do të jetë një veprim plotësisht i gabuar. Shpresojmë që parlamenti izraelit nuk do ta lejojë një gjë të tillë, por pa marrë parasysh se si kjo do të përfundojë, unë dua të deklaroj qartë se askush nuk ka aq shumë fuqi për të heshtur zërin e ezanit”, tha Kurtullmush.

Me pretekstin se qytetarët ankohen për zhurmën e krijuar, autoritetet izraelite përgatitët një draft ligjor, me të cilin synojnë ndalimin e zërit të ritualeve fetare, por kur kuptuan se kjo do të ndalojë edhe ritualet hebraike, politikanët izraelitë i bënë revizion tekstit duke e ndryshuar me një ndalesë prej orës 23 deri në ora 7 të mëngjesit.

Projektligji është në procedurë parlamentare dhe në versionin e fundit ndalon thirrjen e ezanin gjatë lutjeve të mëngjesit.

Zbatimi i këtij projekti kërcënon xhamitë me një gjobë prej 1.200 dollarë nëse nuk respektojnë ndalimin.

KULTURË

0 2722

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...