Home Lajme KOSOVË Zv/kryeministrja, Kurtit: VV duhet t’ua merr komunarëve Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve

Zv.kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe anëtare e Kryesisë së Nismës ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se komunat duhet t’u kthehen qytetarëve nga komunarët.Balaj-Halimaj ka thënë se para se VV-ja të flasë për komunat e tjera, duhet t’ua marrë komunarëve Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve dhe për këtë ajo ka thënë se do t’i ndihmojnë sërish.Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, zv-kryeministrja ka thënë se prej kur VV-ja mori pushtetin në Prizren, sipas të dhënave zyrtare, emigrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport sa ishte në vitin 2016.Postimi i plotë i Balaj-Halimajt:Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetvëndosje në Prizren, e deri 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eigrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!Nëse për largimin e qytetarëve nga komuant e tjera përgjegjëse janë partitë e tjera që janë në pushtet, atëherë po aq përgjegjëse për emigrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV-ja të kritikojë të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren!Para se të flasë për komunat e tjera VV-ja duhet t’ua marrë komunarëve dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne.