Home Lajme BOTË ZVICRA: NASER ORIÇ DO TË EKSTRADOHET NË BOSNJE DHE HERCEGOVINË

Zyra Federale e Drejtësisë së Zvicrës sot në një procedurë të thjeshtëzuar miratoi ekstradimin e komandantit të mbrojtjes së Srebrenicës institucioneve gjyqësore të Bosnjës dhe Hercegovinës, raporton Anadolu Agency (AA)

“Siç është e zakonshme për arsye të sigurisë dhe privatësisë nuk do të zbulohen informacione në lidhje me kohën e dorëzimit të tij gjatë ekstradimit”, njoftohet nga Zyra e Drejtësisë së Zvicrës.

Naser Oriç më 10 qershor u arrestua nga policia zvicerane së bashku me kryetarin e Komunës së Srebrenicës, Qamil Durakoviç i cili më pas u lirua.

Oriç akoma ndodhet në paraburgim në Gjenevë, ku është arrestuar në një urdhër nga Interpoli. Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës i ka dërguar një kërkesë Zvicrës për të mos ekstraduar shtetasin e saj në Serbi e cila të dielën e kaluar zyrtarisht kërkoi ekstradimin e tij.

Interpoli i Beogradit në shkurt të vitit 2014 kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për komandantët e mbrojtjes së Srebrenicës gjatë luftës në BeH, Naser Oriç dhe Haki Meholjiç, nën dyshimet se kanë kryer krime lufte në BeH.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës në vitin 2008 e liroi Oriçin nga akuzat për mos parandalimin e krimeve kundër serbëve në vitin 1992 dhe 1993.

KULTURË

0 2726

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...