Home Sport ZYRTARE: CHELSEA TRANSFERON FALCAON

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao ka kaluar në skuadrën angleze të Chelseat.

Kështu ka konfirmuar skuadra e ligës franceze, Monaco, e cila përmes ueb-faqes zyrtare ka bërë të ditur kalimin e sulmuesit kolumbian në skuadrën londineze të trajnerit, Jose Mourinho në formë huazimi.

Me këtë rast, Falcao ka shprehur kënaqësinë që do t’i bashkohet të kaltërcve londinez, transmeton Telegrafi.

“Jam i kënaqur që do t’i bashkohem skuadrës së Chelseat dhe mezi po pres që të filloj stërvitjet me klubin. Do të mundohem që me Chelsean ta mbrojmë titullin në Premier League dhe të jemi të suksesshëm në garat evropiane”, ka thënë Falcao. /Telegrafi/