Home Sport ZYRTARE: KB BASHKIMI PËRFORCOHET ME TRE BUSSEYN

KB Bashkimi përmes faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar transferimin më të ri, që është amerikani, Tre Bussey.

Ju njoftojmë se basketbollisti amerikan i pozitës 1 dhe 2, Tre Bussey, është përforcimi i radhës i skuadrës sonë”, njofton skuadra nga Prizreni.

Bussey vjen nga skuadra Idaho Stampede, që garon në NBA D-League, ku në 38 paraqitje me këtë skuadër në stinorin e fundit, ka regjistruar mesatare prej 7.4 pikëve, 1.7 kërcime dhe 2.3 asistimeve për ndeshje.

Para kësaj skuadre, Bussey ka luajtur për kolegjin Georgia Southern, ka u dallua sidomos gjatë stinorit 2013-14 duke realizuar mesatarisht 14.6 pikë për ndeshje.

24 vjeçari tashmë ka arritur në Prizren dhe është bashkuar me skuadrën për të stërvitur.