Home Lajme KOSOVË ZYRTARE: MERKEL PRET NË TAKIM ISA MUSTAFËN

Mediat gjermane kanë raportuar që Mustafa e Thaçi, të martën do të takohen bashkë me kancelaren Merkel.

Gazeta gjermane Frankfurter Rundschau në intervistën e saj me zëvendëskryeministrin Thaçi, e ka pyetur atë edhe se për çfarë do të bisedohet me kancelaren Merkel, kurse Thaçi i është përgjigjur se do të bisedohet për procesin e Berlinit dhe për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të kancelares Merkel, që më 30 qershor, ajo pret në takim kryeministrin Isa Mustafa, kurse si tema të diskutimit është shkruar se do të jenë marrëdhëniet bilaterale, gjendja në Kosovë dhe marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Takimin e Mustafës me Kancelaren Gjermane e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi.
“Po është e vërtetë, Mustafa do të ketë takim me Merkel”, ka thënë Abrashi.

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...