Home Lajme 𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄̈𝐑 𝐇𝐀𝐏𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐘𝐑𝐓𝐈𝐌𝐈𝐓 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊”𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 – 𝐇𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐙𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞̈𝐬...

Komuna e Prizrenit fton qytetarët, sektorin publik dhe privat, ekspertët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në procesin e Shqyrtimit Publik të “Projekt dokumentit – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028”. Shqyrtimi publik “Projekt dokumenti – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028” do të zhvillohet nga data 23 dhjetor 2020 deri më 28 janar 2021, çdo ditë pune nga ora 13:30 deri ne orën 15:30, në ndërtesën e Komunës së Prizrenit, në Katin I-rë dhe në ueb-faqen zyrtare te Komunës së Prizrenit https://kk.rks-gov.net/prizren/.Kundërshtimet, komentet apo sugjerimet për “Projekt dokumentin – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028” mund të paraqiten në formë të shkruar gjatë periudhës së shqyrtimit publik, pra deri më 28 janar 2021 dhe t’i adresohen Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërtesa e komunës, kati I-rë, ose në e-mailin zyrtar: beni.kizolli@rks-gov.net.Qëllimi i organizimit të shqyrtimit publik, si pjesë e procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës, është që të pranohen dhe vlerësohen komentet të cilat shërbejnë për ngritjen e cilësisë së dokumentit, para dorëzimit të tij për miratimin përfundimtar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe në Kuvendin e Komunës.Për më shumë informacione mund të klikoni në: https://kk.rks-gov.net/…/hapet-shqyrtimi-publik-harta…/.Në fotografinë e bashkëngjitur mund të gjeni axhendën e aktivitete që do të mbahen në kuadër të këtij shqyrtimi publik!