Home Lajme KOSOVË 829 gjoba për një ditë ndaj qytetarëve që shkelën Ligjin për Pandeminë

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 829 gjoba për shkelësit e Ligjit për Pandemisë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar rreth 1000 tiketa të trafikut, ndërsa për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 16 persona.

Brenda një dite kanë ndodhur 22 aksidente me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.