Home Lajme KOSOVË Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë një femër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të fshatit Savrovë të Suharekës, ku një femër ka mbetur e lënduar rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajon e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Po ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një kamioni rreth orës 07:52 të mëngjesit. Përveç dëmeve materiale, ka edhe lëndime të rënda, është një e lënduar, një drejtuese e automjetit e cila për momentin është duke u trajtuar në emergjencë”, ka thënë ai.