Home Lajme KOSOVË Albin Kurti: Do të afrohemi edhe më shumë me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë ka shpalosur programin qeverisës.Një vend të veçantë në këtë program zuri edhe raporti i vendit tonë me miqtë e përhershëm dhe afrimi me Shqipërinë.

Siç edhe tha Kurti, bashkëpunimi me NATO-në e BE-në dhe vazhdimi i bashkëpunimit me partnerin e përjetshëm, SHBA-në, janë pika të rëndësishme të integrimit të shtetit, duke mos harruar këtu as afrimin e mëtutjeshëm me Shqipërinë.