Home Lajme KOSOVË Asambleisti Ilir Gashi: Objektet komunale të liruara nga partitë politike të kthehen...

Asambleisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Gashi, propozon që objektet komunale të liruara nga partitë politike të kthehen në objekte kulturore. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij personal, asambleisti Ilir Gashi, propozon që ish-objekti i PDK-së të kthehet në Muezu të Luftës së UÇK-ës ose në Muze të Historisë së Prizrenit si dhe objektet e shfrytëzuara nga LDK, NISMA dhe KDTP të kthehen në Galeri të Arteve.
Asambleisti Ilir Gashi vitin e kaluar e kishte ngritur si çështje dhe e kishte mediatizuar shfrytëzimin e kundërligjshëm të objekteve komunale nga ana e partive politike në Prizren. Me atë rast, asambleisti Gashi kishte publikuar edhe kontratat e skaduara të partive politike dhe borxhet e papaguara të qirave prej 1 eurosh në muaj.