Home Lajme BOTË Dita më e përgjakshme në Gaza: Izraeli refuzon thirrjet për armëpushim, thotë...

Benjamin Netanyahu ka refuzuar mbrëmë thirrjen e presidentit amerikan Joe Biden për armëpushim teksa Izraeli vazhdoi bombardimet mbi qytetin e populluar të Gazës, duke thënë se ka vrarë 150 persona nga ta 61 fëmijë.

Numri i viktimave palestineze ka arritur në 212 – duke përfshirë 61 fëmijë.

Dhjetë viktima janë raportuar deri tani në Izrael nga lëshimet raketore prej Rripit të Gazës, teksa ky i fundit vuan kundërpërgjigjen me sulme ajrore mbi zona të populluara dendur, që prej më shumë se një jave.

Sulmet izraelite kundër Hamas në Gaza, shembën sot një ndërtesë gjashtë katëshe me librari dhe qendra arsimore të Universitetit Islamik, duke lënë prapa rrënoja gjigande blloqesh betoni. Mes tyre shiheshin libra, banka studimi pajisje kompjuterike.Izraeli kishe paralajmëruar për sulmin dhe rezidentët shiheshin duke u larguar para agimit.“E gjitha lagjia nisi të vraponte, e më pas shkatërrimi, termeti,” tha Jamal Herzallah, rezident i zonës. /TCH/