Home Lajme KOSOVË DRITA MILLAKU, E VETMJA GRUA KANDIDATE E LËVIZJES NË GARËN PARAPRAKE PËR...

Sipas informatave që vijnë nga strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje, në asnjërën nga Qendrat e kësaj Lëvizjeje nuk ka kandidate grua në garën e brendshme për kandidate për kryetare të komunës, përpos në Qendrën në Prizren ku deputetja Drita Millaku do të futet në garë me kandidatët e tjerë.
Drita Millaku do të jetë në mesin e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje që do të garoj për ta fituar besimin e anëtarëve të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për të garuar në emër të këtij subjekti politik për të parin e Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Tetor të këtij viti.
Mbledhja e Këshillit të Qendrës në Prizren, ku do të votohet kandidati/ja i/e Lëvizjes Vetëvendosje për të kandiduar për pozitën e Kryetarit/es së Komunës së Prizrenit, pritet të mbahet shumë shpejtë gjatë ditëve në vijim.
Mungesa e grave në zgjedhjet lokale që garojnë për pozitën e të parit të komunës vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile dhe misionet diplomatike.
Guximi i zonjës Millaku do të jetë shembull dhe inkurajim për shumë vajza e gra për me e pa veten të barabarta në garë me burrat “e fortë” të politikës së Kosovës.