Home Lajme KOSOVË Enver Hoxhaj jep dorëheqjen nga pozita e UD. së kryetarit të PDK-së

Kryetari në dorëheqje i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka njoftuar se ai dhe kryesia qendrore e PDK-së mbështetur në statutin e partisë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat aktuale për shkak mbajtjes së Konventës së Partisë me 3 korrik.Hoxhaj ka bërë të ditur se deri në mbajtjen e Konventës të vetmin funksion organizativ e ushtron Grupi Punues i kësaj Konvente.Ai ka falënderuar strukturat, anëtarët dhe aktivistët e partisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen, me të cilët kanë arritur që goditjen e rëndë nga arrestimi i kryetarit Veseli dhe presidentit Thaçi ta kthejnë në motiv për t’u angazhuar e për të punuar.