Home Lajme KOSOVË Gjest i mirë/ Prizrenasi e gjeti dhe dorëzoi në polici një portofol...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e shtunë një qytetar nga Prizreni, ka bërë një gjest të mirë, pasi që ka dorëzuar një portofol me para dhe dokumente në stacionin policor.

Ai e kishte gjetur atë në oborrin e një qendre tregtare.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 15 maj 2021, një veprim i mirë i një qytetari në Prizren, tregoj një kulturë te një qytetari të mirë, pasi në oborrin e një qendre tregtare, e gjeti një portofol me dokumente dhe para të konsiderueshme. Të njëjtat i dorëzoj menjëherë në polici.

Policia pasi kontrolloj dhe verifikoj dokumentet dhe parat, i regjistroj me vërtetim këtë veprim dhe falënderoj qytetarin për kulturën e tij të treguar.

Pas pak, në stacionin policor në Prizren, u paraqit edhe viktima e këtij rasti i cili kishte humbur këtë portofol, dhe në momentin që e paraqiti rastin, i njëjti u informua nga policia se dokumentet dhe parat janë dorëzuar në polici nga një qytetarë i cili i kishte gjetur dhe dorëzuar.

Qytetari u mahnit me këtë gjest dhe pasi pranoj portofolin e humbur, portofoli u kontrollua në prezencë të policisë për dokumentet dhe parat që i kishte pasur, u largua nga stacioni i policisë duke qenë i lumtur dhe i entuziazmuar.

Policia mbajti një shënim zyrtar në lidhje me këtë veprim.

Foto ilustrim