Home Lajme KOSOVË Gjest i mirë: Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici kuletën e gjetur...

Mbrëmë , rreth orës 23:50, një qytetar i Ferizajt Osman Lohaj, 21 vjeçar, me profesion kamarier, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura , para Emergjencës Primare në Ferizaj .

Portofoli i përkiste Çlirim Asllanit 22 vjeçar nga Ferizaj.

“Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt”.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 381 euro dhe dokumentet e tij)”, thuhet në raportin e Policisë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Osman Lohaj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë .