Home Lajme KOSOVË Haradinaj shtron iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, ndanë medalje...

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka shtruar sot një iftar në selinë e partisë së tij për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.Me këtë rast ai ka ndarë edhe një medalje për myfitun e Kosovës, Naim Tërnava.“Muaji i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit, të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve. Sonte në Selinë e AAK-së, në vazhdimësi të traditës, pata kënaqësinë të shtroj iftar për përfaqësuesit e nderuar të Bashkësisë Islame të Kosovës. Me këtë rast, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për z. Naim Tërnava, Myfti i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Haradinaj.