Home Lajme KOSOVË Hoti: Po presim të marrim vaksinën kundër COVID-19 për 20% të popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë duke punuar shumë në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.Hoti tha se po presin të marrin vaksina për 20% të popullsisë.“Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to”, ka shkruar Hoti në Facebook.Më tej, kryeministri Hoti ka deklaruar se Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike është duke punuar në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komunat.“Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje”, ka theksuar Hoti.

Similar articles