Home Lajme KOSOVË I riu që u vra në Viti erdhi para pak ditësh nga...

Vitia është tronditur nga vrasja e një të riu. Vrasja ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Vitisë, përballë shkollës së mesme.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Express, se ai vdiq në Spitalin e Gjilanit.“Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë. Edhe për kundër ndihmës së mjekve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndrru jetë”, ka deklaruar ai.

Indeksonline mëson se viktima është A.Rama.

Ndërkohe, faqe që raportojnë nga qytete të ndryshme të Kosovës, kanë publikuar edhe foton e të ndjerit.

Burimet tona marrin vesh se i riu jetonte në Zvicër dhe para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë.

Indeksonline mëson se motivi i përleshjes që çoi në vrasjen e A.Ramës ishte një problem i mëhershëm në Zvicër.

Nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe dy të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar.