Home Lajme KOSOVË Kapen 113.33 gram Kokainë në shtëpinë e një qytetari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: 113.33 gram substance narkotike e llojit Kokainë, tri peshore, një sef metalik, një çantë krahu me 1,108 euro, një telefon, një veture Citroen dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur për shpërndarje të narkotikëve.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.