Home Lajme KOSOVË Kosovari merr “Audin Q8” me qira në Aeroportin e Prishtinës – e...

Një kosovar ka marr me qira një veturë të markës “Audi Q8” në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës por më nuk e ka kthyer.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kosovari dyshohet se e ka shitur atë në territorin e Shqipërisë.

“ANP Adem Jashari, Prishtinë 19.02.2021-17:20. Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor Lipjan se i dyshuar mashkull kosovar, ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale, me qira nga një kompani ‘Renta a CAR’ dhe dyshohet se veturën në fjale e ka shitur ne territorin e Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se “Vetura është lokalizuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë”

Similar articles