Home Lajme KOSOVË Kurti së bashku me Vjosa Osmanin bëjnë homazhe në Reçak

Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 22-vjetorin e kësaj masakre.Ata janë paraqitur së bashku në përkujtim të këtyre viktimave nga agresori serb.Ndryshe, kujtojmë se dje Kurti dhe Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, ku do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 44 shqiptarë të paarmatosur.Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.Ish- shefi i misionit të OSBE-së, Ëiliam Ëalker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit.

Similar articles