Home Lajme KOSOVË Ky është studenti i mjekësisë, 23 vjeçari që vdiq në aksidentin e...

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në fshatin Lubizhdë të Komunës së Prizrenit, mori jetën e një 23 vjeçari.I riu që vdiq si pasojë e këtij aksidenti është, Arti Ramadani.

Viktima në fjalë është nga fshati Lubizhdë ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16:30.

Arti Ramadani ishte student i Mjekësisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës.I lënduar si pasojë e këtij aksidenti është edhe vëllai i Art Ramadanit, Agoni, i cili po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.