Home Lajme KOSOVË Largohen kiosqet paraMinares së “Xhamisë Arasta”

Sot u larguan kioskat (trafikat) të cilat ishin të vendosura pranë Minares së Arastët me ç’rast po i kthehet bukuria dhe pamja vizuele Minarës së Arastës!

Xhamia e Arastës ka pasur funksionin burimor deri në vitin 1960. Për të zhdukur pamjen e një qyteti oriental, qeveria e atëhershme, duke u thirrur në “modernizimin” e qytetit, rrënoi komplekse të tëra në bërthamën e vjetër të Prizrenit, ku fatkeqësisht edhe xhamia së bashku me lagjen “Arasta” rrënohet dhe ndërtohen banesa shumëkatëshe dhe objekti i Bankës, duke u zhdukur kështu në mënyrë totale pamja burimore e kësaj pjese të qytetit. Nga Xhamia e Arastës mbetet pa u rrënuar vetëm minarja, e cila është e ndërtuar nga gurë shtufe të lidhur me llaç gëlqeror. Nuk është e suvatuar, prandaj struktura shihet qartë. Ka bazë katrore me një derë druri në murin lindor që shpie në shkallët e drurit në brendi të minares.