Home Lajme KOSOVË Mbytet një kosovar në plazhin e Velipojës.

Sipas, mediave të Shqipërisë, viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Ferizaj.

Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.

Kujtojmë se dy javë më parë, një kosovar tjetër ka vdekur po ashtu në plazhin e Velipojës.