Home Lajme KOSOVË Ministri Mehaj nis pesë njësi të specializuara të FSK-së për në Deçan

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se që nga dje në komunën e Deçanit pas helmimit të 800 qytetarëve kanë vazhduar pa ndërprerë operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente.

Mehaj përmes një statusi në llogarinë e tij ka bërë të ditur se ky aksion do të vazhdojë deri derisa situata në Deçan të rikthehet në normalitet.

Postimi i tij:

“Deçanas të mi të dashur,

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Nga dita e djeshme, njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pandërprerje operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan.

Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent kemi angazhuar 5 njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhen ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor.

Vazhdojmë operacionet tona deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimit të gjendjes normale.

Ky është misioni ynë!

Kjo është detyra jonë!”.