Home Lajme KOSOVË Në Izmir të Turqisë përkujtohet 77 vjetori i masakrës në Çamëri

Qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Izmir vendosën kurore të zezë me lule para Konsullatës së Përgjithshme Greke në Izmir me rastin e 77 vjetorit të masakrës në Çamëri.
Qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Izmir vendosën kurore të zezë me lule para Konsullatës së Përgjithshme Greke në Izmir me rastin e 77 vjetorit të masakrës në Çamëri.
Shumë qytetarë me origjinë shqiptare, të cilët u tubuan në Sheshin Konak dhe me pankarte marshuan në drejtim të Konsullatës së Përgjithshme Greke në Izmir.
Kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare Alaçatı- Çeşme Ibrahim Topal këtu duke bërë një deklaratë në emër të grupit, deklaroi se ata nuk do të lejojnë që masakra të harrohet. “Ne, shqiptarët e Turqisë, do t’i dalim zot të kaluarës dhe kulturës sonë. Ne do ta përkujtojmë dhe kujtojmë Çamerinë edhe këtë vit ashtu sikurse vitin e kaluar. Është një detyrë për një shqiptar të përkujtojë një ngjarje kaq të poshtër dhe ç’njerëzore, të përkujtoj, të kujtojë, të sjellë ndërmend të mos harrohet “, tha ai.
Masakra e Çamërisë
Gjatë Luftës së Dytë Botërore që filloi në qershor 1944 dhe që vazhdoi deri në mars 1945 nga forcat greke nën komandën e gjeneralit Napoleon Zervas u vranë 2 mijë e 900 burra, 214 gra, 96 fëmijë, u përdhunuan 745 gra, u dogjën 68 fshatra dhe 5 mijë e 800 shtëpi. Pas masakrës, rreth 35,000 shqiptarë u detyruan të largoheshin nga rajoni i Çamërisë për në Shqipëri, dhe disa për në Turqi.