Home Lajme KOSOVË Në Jarinje kapen aparatura të kriptovalutave

Dyshohet që në veri ka aktivitet të dendur kriminal të kësaj natyre, shkruan Gazeta Express.

Dhjetëra aparatura të kriptovalutave janë kapur nëpër vetura dhe pastaj janë konfiskuar. Kjo ngjarje ka ndodhur në Jarinje dje gjatë ditës.

Gazeta ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen edhe aparaturat e kriptovalutave.

Këto pajisje janë konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës.

Në media është raportuar ditëve të fundit se në veri ekzistojnë me qindra e mijëra pajisje të tilla që prodhojnë valuta digjitale.

Tutje, është raportuar se banorët e komunave veriore kanë filluar t’i lëshojnë me qira pronat e tyre për ata që merren me prodhimin e valutave digjitale.