Home Lajme KOSOVË Nga nesër rifillon procesi i vaksinimit në Prizren të qytetarëve mbi moshën...

Drejtoria e Shëndetësisë (DSH), njofton se pas sigurimit të dozave të reja të vaksinës nga Ministria e Shëndetësisë, vaksinimi i qytetarëve mbi 65 vjeç do të rifillojë më 29 maj (e shtunë), në qendrën sportive “Sezai Surroi”.

Ftohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, që t’i caktojnë terminet e vaksinimit duke u paraqitur në tendat e vendosura në qendrën sportive “Sezai Surroi” ose përmes platformës online “e-Kosova”.

DSH apelon tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe t’i përcaktojnë terminet e tyre sipas procedurave të lartcekura, në mënyrë që të mos krijohen radhë të gjata para qendrës sportive.

www.rtvbesa.com
www.instagram.com/tvbesa