Home Lajme KOSOVË Një 13-vjeçar dhe një 17-vjeçar në gjendje të rëndë, u goditën nga...

Dy biçiklistë, njëri 13 vjet dhe tjetri 17 vjet, u goditën nga një kamion në rrugën tranziti i ri në Prizren.

Gjendja e fëmijëve është e rëndë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Po është rreth orës 9:30, në rrugën tranziti i ri në Prizren ka ndodh një aksident trafiku mes një kamioni dhe dy biçiklistëve me çrat dy biciklistët kanë pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë trajtuar në emergjencën në Prizren, pastaj u dërguan në Prizren. Ata janë fëmijë, njëri diku rreth moshës 13 vjet dhe tjetri 17 vjet”, tha Osmanollaj.