Home Lajme KOSOVË Për shkak të defektit disa zona në Malishevë pa furnizim të ujit

“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A – Njësia e Malishevës njofton konsumatorët se, sot me datën 14.06.2021 për shkak të defektit në gypin fi 160 mm në rrugën Ibrahim Mazreku do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona:

– Rr. Ibrahim Mazreku
– Rr. Hamdi Berisha
– Rr. Iljaz Agushi

Ekipet tona janë duke punuar pa ndërprerë dhe me rastin e përfundimit të punimeve, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes.