Home Lajme Përfunduan punimet e renovimit të rrethojave dhe ulëseve të “Urës së Marashit”.

Kjo urë, e cila gjendet në një ambient mjaft të frekuentuar e në hyrje të Marashit, me plot gjelbërim e bukuri natyrore, për fat të keq kishte pësuar nga vandalizmi i personave të papërgjegjshëm.Tani kemi bërë rregullimin e rrethojave të urës, duke përdorur elemente të metalit, gurit dhe drurit, ashtu siç e kërkon ligji për Qendrën Historike të Prizrenit.E dimë se ky intervenim ka marrë pak kohë, por kjo ka ndodhur për shkak se ura gjendet në qendrën historike të qytetit dhe për realizimin e këtyre punimeve na duhej të prisnim marrjen e lejeve të duhura nga institucionet përkatëse. Gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojmë punën për rregullimin e të gjitha urave të qytetit. Mytaher Haskuka

Similar articles