Home Lajme KOSOVË Policia në Prizren përmes dronit realizon planin “Siguria në komunikacion”

Me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë kanë realizuar aktivitetin në Komunën e Prizrenit,Ne zonën e Hasit për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria ne komunikacion”

Realizimi i këtij plani është kryer nga njësitë e specializuara të komunikacionit rrugor, njësitë e reagimit të shpejtë dhe zyrtarë nga Stacioni policorë në Prizren..

Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtjeve pa rrip të sigurisë, ngarkesë jo të siguruar, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita) si dhe për keqpërdorim të targave të automjetit policia ka shqiptuar 17 tiketa trafiku për kundërvajtje te ndryshme ne trafik.

Gjate kësaj kohe zyrtarët e këtyre njësive kanë shpërndarë edhe fletëpalosje me përmbajte te këshillave për qytetaret me qellim qe te jen te kujdesshëm për kohen te cilën po e kalojmë.

Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacion si tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i telefonit, kontrollimi i motoçikletave etj., do të vazhdojnë ne te gjitha rrugët e rajonit te Prizrenit, duke e monitoruar rrjedhën e trafikut edhe përmes Dronit.