Home Lajme KOSOVË Punëtorja e bankës i raporton në Polici mbi 11 mijë euro të...

Rastet e falsifikimit të parave janë të shpeshta në raportet policore. E më së shumti ato raportohen në momentin që deponohen në institucionet mikrofinanciare në vend.

Njësoj ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme ku një punëtore e një banke në Prishtinë, në rrugën “Bill Klintoni” ka bërë të ditur se disa persona të panjohur kanë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500€, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500 =11.500€ ).

Policia tregon se rasti vazhdon të hetohet.