Home Lajme QKUK konfirmon vdekjen e 29 vjeçares shtatzënë nga Prizreni që ishte e...

Një grua shtatzënë, e prekur nga COVID-19, ka vdekur sot në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Viktima ishte 29 vjeçare dhe ishte nga Komuna e Prizrenit.Ajo ishte e diagnostikuar me COVID-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve ishte transferuar në njësinë intensive Covid.Në njoftimin e QKUK-së thuhet se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte.

Similar articles