Home Lajme KOSOVË Rekord i gjobave në trafik: Vetëm dje u gjobitën 2 275 shoferë

Policia e Kosovës, gjatë së enjtes ka thyer rekord në shqiptimin e gjobave në trafik.

Vetëm dje në rrugët e Kosovës janë gjobitur 2 275 shoferë për thyerje të rregullave të trafikut.

Sipas policisë, të enjten për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar janë sanksionuar 507 shoferë.

Rikujtojmë se kohët e fundit policia ka shtuar aktivitetet në terren dhe ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të trafikut.

Këto masa janë marrë pas rritjes së numrit të aksidenteve.