Home Lajme KOSOVË Rrahen tre policë në Prizren, dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor

Tre zyrtarë policorë janë rrahur e bërë për spital dje në rrugën “Balzaku” në Prizren, nga dy persona të dyshuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, ku më pas dy të dyshuarit që sulmuan fizikisht policët, u arrestuan.

Njoftohet se për shkak të lëndimeve të marra, tre policët kanë marrë trajtim mjekësor.

Përveç tyre, edhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ku më pas janë dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.