Home Lajme KOSOVË Shkruhet libër edhe për Agim Bahtirin – Epokë e kthesës si kryetar...

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur në lidhje me librin “Agim Bahtiri – Epokë e kthesës si kryetar i Mitrovicës 2013-2021”, të shkruar nga shkrimtari, Hysen Ibrahimi.Bahtiri ka thënë se libri nuk është paguar me para të komunës.Postimi i plotë i Agim Bahtirit: Sqarim për opinionin:Pas publikimit të kopertinave të librit “Agim Bahtiri – Epokë kthese si kryetar i Mitrovicës 2013-2021” të shkrimtarit Hysen Ibrahimi, një person i dështuar politikisht i është kthyer zanatit të tij të shpifjeve ndaj meje, krejt kjo për shkak se e kam mundur bindshëm në garën për kryetar komune në vitin 2017.Për shpifjen e tij se libri është paguar me parat e komunës, unë qytetarëve dhe mediave ua bëjë të ditur faktin se asnjë cent për këtë libër nuk është paguar e as që do të paguhet nga komuna.Para se të publikojnë shpifje të llojit të tij, mediat është mirë që t’i verifikojnë pretendimet e secilit apo të paktën ta kontaktojnë edhe palën tjetër që atakohet, në këtë rast mua.Pra, libri është duke u përgatitur nga shkrimtari Hysen Ibrahimi dhe do të botohet nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi „Papa Klementi XI Albani“.

Similar articles